Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka thënë se sulmuesi Antoine Griezmann nuk është i lumtur me rolin e tij të ri.
Sulmuesi në barazimin ndaj Sevilla-s luajti në krah, derisa Coutinho dhe Fati mbështetën Messi-n në sulm, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Deschamps ka bërë me dije që francezit nuk është duke i pëlqyer ky rol.
“Jam duke biseduar me të dhe do shohim pastaj. Jam i sigurt se nuk është i lumtur me këtë situatë”.
“Antonio është duke luajtur aty për momentin. Është e vërtet që Koeman ka thënë dhe unë i kam thënë, se nuk është e kuptueshme nëse luante në pozitën e qendrës. Por Antonio duhet të adaptohet”.
“Ai nuk ka aftësinë që të pranojë topin dhe t’i mposhtë kundërshtarët në krah të sulmit. Ai duhet të prek topin dhe të përdorë mendjen”, deklaroi ai.
Sidoqoftë, pritet të shihet nëse kjo deklaratë do ndikojë që Koeman-i t’ia ndërrojë rolin./arbresh.info.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...