Dje, disa zona të qytetit të Pejës, janë përballur me vërshime, të cilat kanë sjell problem e dëme materiale në pronat e qytetarëve. Mirëpo, në komunë thonë se ende nuk e kanë bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e djeshme.
Ditën e fundit të javës së kaluar, Peja u ballafaqua me reshje të mëdha shiu, të cilat shkaktua vërshime në pjesë të ndryshme të këtij qyteti. Një nga rrugët më të dëmtuara në këtë rast ishte afër shkollës “Xhemjal Kada”.
Pos rrugës, vërshimet shkaktuan dëme edhe në prona të banorëve të prekura.
“Ju falënderoj që keni ardhur për ta parë se si është gjendja pas vërshimeve. Megjithatë falënderoj Kryetarin e Pejës, dhe shpresojë që do Zoti e nuk vijnë më situata si kjo”, deklaroi për RTV Dukagjinin, banori Nexhmedin Fetahu.
Problem, reshjet po shkaktojnë edhe për vijimin e mësimit.
“Fat i mirë që vërshimet nuk ndodhen sot, sepse shumë nxënës do të kishin mbetur në ato ujëra. E lusë Komunën që sa më shpejt ta rregullojë këtë problem”, shprehet qytetari tjetër i Pejës, Metush Fetahu.
Ndërkaq drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Muhamet Mahmutaj ka thënë se ende nuk e kanë bërë një vlerësim për shumën e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së