Google ADS

Prokurori i Speciales: Në rastin e Salih Mustafës do të ftohen për dëshmi 16 dëshmitarë

16:07 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka mbajtur sot konferencë statusore për rastin ndaj Salih Mustafës.

Prokurori i Zyrës së Specializuar ka thënë se do të ftojnë për dëshmi 16 dëshmitarë ose edhe më shumë në procesin e gjykimit për Mustafën.

“Sa i përket volumit të çështjes në përgjithësi Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në pesë dëshmitar për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, do të mbështetet në këta pesë dëshmitar edhe gjatë gjykimit. Gjatë këtij procesi pritet të shtohen edhe 11 dëshmitar të tjerë, ky numër mund të ndryshojë varësisht nga procesi i hetimeve që kanë mbetur në këtë fazë. Gjithsejtë do të ftohen 16 dëshmitarë ose edhe më shumë, nuk mund të parashikoj që mund të ketë edhe më shumë në këtë fazë”, tha Prokurori i Speciales, shkruan Telegrafi.

Prokuroi shtoi se do të përdoren edhe prova kryesore si fotografi, dokumente të UÇK dhe publikime tjera.

“Në këtë fazë mund të them se kjo është përgjigja jonë në pyetjet e përgjithshme, sa i përket kësaj çështje”, u shpreh Prokurori.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, tha se nuk ka komente shtesë për këtë gjë.

“Nuk kam komente shtesë, përveç atyre që kam paraqitur me shkrim. Sa i përket fazës së hetimit apo numrit të dëshmitarëve, nuk mund të them asgjë definitive, por sasia e gjithë këtyre materialeve mbetet të shihet”, tha avokati mbrojtës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme