Të enjten për herë të gjashtë “Rimëkëmbja ekonomike” në Kuvend

15:25 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare.

Për herë të gjashtë në Kuvendë të enjten pritet të hidhet në votim Projektligji  për Rimëkëmbje Ekonomike

Këtë e bëri të ditur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Arbresh.info.

Osmani la si të mundur një seancë të re për të premten ku do të jetë vetëm një pikë, raportimi i Kryeministrit për 100 ditshin të Qeverisë.

” Sikurse në çdo seance do ti vendosim edhe këtë here të gjitha pikat e seancës së kaluar. Edhe këtë të ejte do të kemi në votim në Kuvendë, pikën për rimëkëmbje ekonomike e për vlerat e luftës. Ne do të kemi edhe seancë të re plenare ku do të jenë dy marrëveshje ndërkombëtare përveç pikave të tjera në atë seancë”

Ne e kemi ftuar edhe kryeministrin Avdullah Hotin për raportim për 100 ditshin e Qeverisë. Diskutuam nëse të premten do të jetë seanca ku do të raportoj Kryeministri. Në bazë të gjitha gjasave pritet që të premten të kemi një seancë më vetëm këtë pikë të renditë”, ka thënë Osmani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme