Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati nuk është në dijen se në fshatin Kikë, sot kanë hyrë xhandarmeria serbe.
I pyetur nga portali, arbresh.info, lidhur më shqetësimin e banorëve të kësaj pjese, Kastrati ka thënë se kufirin e menaxhon Policia dhe se nuk është në dijeni për këtë zhvillim.
“Jo deri më tash nuk kam informata se xhandarmeria serbe kanë hyrë në fshatin Kikë. Zakonisht policia kufitare e vlerëson situatën, deri tash nuk kamë informatë po e dëgjoj prej jush”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe, nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe është futur në territor të Kosovës, njëjtë ndodhi edhe muajin e kaluar, ku e njëjta xhandarmëri është parë në fshatin Karaçevë të po kësaj komune./arbresh.info/
Pas Karaçevës, xhandarmëria serbe futet në një fshat tjetër të Kamenicës
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...