Gjatë Konferencës për shtyp me homologun boshjak, Presideneti Meta ka bërë një paralajmërim tjetër për deputetët, nëse ata ngrejnë dorën për të votuar ndryshimet zgjedhore ditën e sotme do të mbajnë përgjegjësi individuale.
Meta tha se do të ketë një faturë shumë të madhe historike dhe individuale për të gjithë ata deputetë, që i votojnë këto ndryshime.
“Vendi ynë duhet të ishte sot në BE, por ka humbur shumë kohë. Për fat të keq ne jemi vonuar. Shpresoj që sot të merret një vendim i drejtë, të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Cdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike dhe personale për të gjithë ata që do të ngrenë dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, pasi i kemi paralajmëruar në mënyrë të qartë dhe të vazhdueshme. Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat, por edhe japim shembull për cdo vend tjetër. Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat. Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane”, deklaroi Meta./Express/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot