Google ADS

Trump nuk është i vetmi, kush janë presidentët e tjerë të SHBA-së që patën probleme shëndetësore?

10:58 | 5 Tetor 2020
V. S.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ndodhet prej disa ditësh në spital për të marrë trajtim mjekësor në lidhje me koronavirusin, i cili i ndërpreu dhe fushatën elektorale për një mandat të dytë.

Edhe pse gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë përmirësuar ndjeshëm, me presidentin që doli për të përshëndetur mbështetësit jashtë spitalit, Donald Trump nuk është pari drejtues i Shtëpisë së Bardhë që pati problem me shëndetin e tij gjatë presidencës.

Në 1813 James Madison informoi anëtarët e Kongresit se ishte i pamundur që të takohej me ta, por pa dhënë detaje për problemin e tij me stomakun dhe temperaturën që e mbajtën të sëmurë për një muaj. Gjendja e tij u rëndua aq shumë sa që nuk mundte të lexonte as dokumentet e Kongresit.

Në 1893, presidenti Grover Cleveland mori trajtim për një tumor në gojë, por ai donte të fshihte faktin se ishte sëmurë dhe se i nevojitej një operacion. Për të shmangur spitalin, ku informacioni do të dilte, doktorën ndërmorën operimin e presidentit në jahtin e një mikut të tij.

Rasti më i njohur është ai i Presidentit, Franklin D. Roosevelt i cili humbi aftësinë për të ecur pa paterica dhe Shtëpia e Bardhë që mundohet të fshihte efektet e paralizës së tij në publik.

Edhe problemet shëndetësore të presidentit më të ri amerikan, John F. Kennedy nuk u mësuan përveçse pas shumë vitesh. Ai vuante sëmundja Addison, një çrregullim i veshkave.

Megjithatë, në krahasim me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, asnjë nga sëmundjet e tyre nuk ishte ngjitëse./A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme