Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mund të reagojë në lidhje me deklaratat të tij, siç ka kërkuar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Megjithatë, ai shton se ndërkombëtarët duhet të reagojnë edhe për sulmin e fëmijëve në Bernicë.
Vulin, duke reaguar ndaj komenteve të ministres Haradinaj – Stublla, e cila deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, i ka konsideruar të papranueshme, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të mos heshtë.
Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të reagonte edhe rreth sulmeve mbi fëmijët serbë në Bërnicë të Poshtme, meqë Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk është formuar, si dhe për shkak se qysh më 1999 në Kosovë, sipas tij, janë vrarë mbi një mijë serbë e joshqiptarë, ndërsa askush nuk është përgjigjur për këtë.
Vulin tutje ka thënë se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë.
“Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten. Dhe deri atëherë do të respekto adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptari”, shprehet Vulin, duke preferuar pezhorativin fyes që populli i tij e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë për fqinjët shqiptarë, ndryshe nga fqinjët e tjerë sllavë që i quajnë albanci”, shkruan B92.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...