Veliu thotë se Reforma në Administratë Publike vazhdon të mbetet sfidë

10:54 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Në Këshillin e Ministrave për Reformën e Administratës Publike i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Agim Veliu, u tha se reforma e administratës vazhdon të mbetet ndër prioritet kryesore të qeverisë.

Ministri Veliu tha se është evidente që ka pasur progres në reformat e administratës publike, por megjithatë ende mbetet sfidë, transmeton Arbresh.info.

“Përmes kornizës strategjike për reformën e administratës publike është arritur të ketë përmirësime në administratë dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarë”, tha Veliu.

Ai ka folur edhe për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike.

Pas fjalimit të ministrit Veliu, mbledhja e Këshillit ka vazhduar pa praninë e mediave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme