Google ADS

Basri Sejdiut i konfirmohet vendimi për kthim në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së

10:52 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka bërë të ditur se sot ka pranuar vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, që ka hedhur poshtë si të pa bazuar ankesën e Bordit Drejtues të SHSKUK–së, të bërë ndaj vendimit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, vendim ky i cili ka anuluar vendimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Sipas tij, vendimi i shkallës së dytë i Inspektoratit të Punës, vërteton vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës dhe rrjedhimisht kërkon kthimin tim të menjëhershëm në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK–së.

“Vendimit i shkallës së parë i Inspektoratit të Punës konstatoi një mori shkeljesh me rastin e shkarkimit tim nga Bordi Drejtues, duke përfshire procese që nuk ishin në kompetencë të drejtorit të përgjithshëm, duke listuar raporte të auditimeve të brendshme pa relevancë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK dhe shume pretendime tjera të kota, të gjitha me qëllim për të njollosur punën time të madhe dhe të ndershme. Vendimi I shkallës së dytë, vërtetoi këto konstatime nga vendimi i shkallës se parë dhe refuzoj ankesën e Bordit Drejtues”.

“Tanimë ndihem krenar se në Republikën e Kosovës, kemi institucione profesionale dhe kredibile, që zbatimi i ligjit është prioritet dhe detyrë mbi detyrat”.

“Kjo është fitore e madhe e drejtësisë dhe profesionalizmit. Pres së shpejti të kthehem në krye të SHSKUK dhe të vazhdojë maksimalisht angazhimin tim në të mirë të ngritjes së sistemit shëndetësorë, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësorë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme