Google ADS

Protestojnë mjekët dhe infermierët në Mitrovicë

09:43 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Mjekët dhe infermierët në Mitrovicë në orët e hershme të mëngjesit kanë protestuar duke kërkuar kështu shtesat prej 300 euro.

E ata kanë paralajmëruar se nuk do të punojnë as nesër nga ora 08:00 deri në 09:30, shkruan Gazeta inFokus.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka premtuar përsëri shtesat prej 300 euro për punën që kanë bërë mjekët dhe infermierët gjatë pandemisë.

Protesta e sotme ishte para objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme