Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, por i ka më pak se 24 orë për të arritur marrëveshje me çfarëdo klubi.
Për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Aston Villës këtë verë, por klubi nga Premierliga nuk kishte qenë në gjendje të arrijë marrëveshje për deri dhe ka hequr dorë nga ai përfundimisht, raporton Gazeta Express.
Këtë e konfirmoi trajneri i Villës, Dean Smith, pas fitores madhështore 7:2 kundër Liverpoolit të dielën në Premierligë.
I pyeur nëse Villa është në garë për Rashicën, Smith tha: “Jo, vërtet jo”.
Por në orët në vazhdim Rashica mund të përfundojë në Bayer Leverkusen apo Wolfsburg, sipas Weser Kurier, gazetës gjermane.
Kjo ka qenë një verë tërbuese për 24-vjeçarin, pasi largimi i tij drejt një klubi i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve nuk u realizuar në kohë.
RB Leipzig, me të cilin ai kishte arritur marrëveshje në prill, nuk pranoi t’ia pagojë 20 milionë Werderit për shërbimet e tij, prandaj edhe marrëveshja dështoi.
Klubi i vetëm që dukej në garë për të kohëve të fundit ishte Aston Villa, e cila në fund nuk u pajtuar t’ia plotësojë kërkesat personale kosovarit.
Largimin e Rashicës në ditën e fundit të afatit kalimtar e paralajmëroi edhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, në fundjavë.
“Gjasat që ai të largohet ende janë të mëdha. I qëndroj prapa kësaj”, tha Bauman pas fitores së Bremenit 1:0 kundër Arminia Bielefeld të shtunën.
Përveç dy klubeve gjermane, thuhet se edhe Leeds United ka shfaqur interesim për të.
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë