604 pacientë u trajtuan në Spitalin e Pejës gjatë vikendit, 12 prej tyre me COVID-19

09:02 | 5 Tetor 2020
A Z

Përgjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 604 pacientë.

60 prej këtyre pacientëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë këtij vikendi pati edhe 12 lindje të fëmijëve, 8 prej tyre ishin normale dhe katër të tjera me prerje cezariane.

“Kanë lindur 12 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.440 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,706 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione.Gjatë vikendit të fundit janë kryer 304 shërbime Radiologjike dhe atë 194 Rëntgen, 90 Eho dhe 20 Ct-ja”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

Gjithashtu u theksua se aktualisht janë duke u trajtuar 12 pacientë me COVID-19.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve, 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme