Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, presidenti amerikan, Donald Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.
Ai pastaj u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1312864232711520257
“Presidenti Trump bëri një udhëtim të shkurtër me autokolonë, që u vendos në minutën e fundit, për të përshëndetur përkrahësit e tij jashtë dhe tani është kthyer në Suitën Presidenciale brenda spitalit Walter Reed”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere në një deklaratë.
Një mjek në spitalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm.
Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.
“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.
“Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale,” tha Deere, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
“Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor si diçka e sigurt, që mund të bëhej.” /VOA/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...