Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për moment kritik prej koronavirusit. Kjo deklaratë vjen teksa OBSH, miratoi ditën e premte përdorimin e një testi të shpejtë i cili diagnostikon në kohë rekord të infektuarit me Covid-19, pasi bazohet tek antigjenet.
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se janë teste të thjeshta të cilat japin rezultate të besueshme brenda 15-30 minutash, në raport me testet aktuale që kërkojnë orë dhe ditë.
“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë mënyrën si i përgjigjet situatës, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojnë përhapjen e virusit”, tha Adhanom Ghebreyesus.
Ndërsa për vendet ku situata është nën kontroll, nënvizoi rëndësinë që qeveritë të jenë vigjilente dhe të investojnë në sistemin shëndetësor.
Ai bën thirrje që të shtohet gjurmimi i kontakteve.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...