Google ADS

Vërshime në Deçan, kryetari Ramosaj tregon për gjendjen

19:44 | 4 Tetor 2020
Arbresh.info

Mot i ligë ka mbretëruar gjatë ditës së sotme në Rrafshin e Dukagjin.

Peja dhe Deçani, mbeten dy komunat më të prekura nga reshjet e shiut, ku pati edhe përmbytje.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes disa imazheve ka pasqyruar gjendjen në këtë komunë, derisa ka thënë se disa fshatra janë më të dëmtuara, por që janë mobilizuar institucionet gjegjëse.

Ky është postimi i plotë:

Pas reshjeve të mëdha të shiut sot një pjesë e territorit të komunës së Deçanit është perfshirë nga vershimet, sidomos në fshatrat Prilep, Baballoq, penda e lumbardhit afër restorant Lumbardhit dhe disa pjesë tjera të Komunës.

Duke e parë gjendjen në teren, menjëherë është mobilizuar njesiti emergjent si sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, Kompanitë Lika dhe Infra Plus si dhe faktor të tjerë.

Komuna gjithmonë është e gatshme të ju dal në ndihmë qytetarëve të Deçanit!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4129063650443760&id=1891305244219623

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme