Tottenham-i turpëron Manchester United-in mes “Old Trafford”-it

19:23 | 4 Tetor 2020
Arbresh Info

Tottenham-i e ka ‘shkatërruar’ rivalin Manchester United, duke e mposhtur me rezultat të thellë 1 – 6.

Skuadra nikoqire mbeti me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 28-të ngase Anthony Martial u ndëshkua me të kuq, kurse Spurs dominuan ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.

Pas dy minutave lojë rezultatin e zhbllokoi Bruno Fernandes, duke shënuar nga pika e bardhë, kurse Ndombele në minutën e katër barazoi shifrat.

Ishte Son që pas një super pasimi të Kane kaloi skuadrën për herë të parë në epërsi në minutën e shtatë.

Një gabim në mbrojtje, bëri që Kane në minutën e 30-të të realizoi golin e trët për mysafirët.

Pas shtatë minutave, Son realizoi përsëri për të shkuar në pushim me rezultat bindës 1 – 4.

Edhe në pjesën e dytë, Tottenham-i vazhdojë me formën e lartë duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Ishte Aurier që në minutën e 51-të realizoi golin e dytë personal dhe të pestin për Spurs, kurse fitoren e vulosi ylli i skuadrën Harry Kane, nga pika e bardhë (79′).

Pas kësaj fitore, Tottenham-i ngritët në pozitën e pestë me shtatë pikë, kurse United-i qëndron në vendin e 16-të me tri pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme