Real Madrid-i ka arkëtuar tri pikë udhëtim të Levante, në kuadër të xhiros së pestë së La Liga-s.
“Los Blancos” fituan me rezultat 0 – 2, derisa dominuan nga minuta e parë, shkruan portali arbresh.info.
Golin e parë për skuadrën e Zinedine Zidane-s e realizoi prapë Vincius Junior që në minutën e 16-të shënoi super gol duke dërguar topin në kornerin e portës.
Tutje, “Mbretërit” vazhduan dominimin e ndeshjes dhe fitoren e vulosi Karim Benzema pas një kundërsulmi në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+4).
Gol shënoi gjithashtu Sergio Ramos, por u anulua nga VAR shkaku i pozitës jashtë loje.
Pas kësaj fitore, Real-i ngritët në pozitën e parë me 10 pikë, derisa Levante në pozitën e 18-të me tri sosh./arbresh.info.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët