Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi “sigurojmë më shumë para për t’i mbështetur të punësuarit, për stabilitet në vendet e punës.”.
Zaev shton se mbështetja për pagesën e pagave vazhdon të vlejë edhe për tremujorin e fundit të vitit, përkatësisht për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me metodologjinë për ndihmë shtetërore për pagesën e pagave do të mbështeten 83.000 vende të punës, përkatësisht 250.000 paga për tre mujorin e fundit”, shkruan Zaev.
Sipas tij, mbështetja do të caktohet sipas të hyrave te kompanitë dhe ndihmë do të jetë prej 14.500 që ka qenë deri tash deri 21.7776.
“Vlera e kësaj mase është 70 milionë euro, dhe për t’u realizuar e drejta për ta shfrytëzuar, kompanitë duhet ta mbajnë numrin e të punësuarve që ka qenë deri më 31 korrik 2020”, shkruan Zaev.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?