Sot Partia Demokratike në Prishtinë (PDK), ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur për buxhetin e Komunës së Prishtinës i cili u miratua ditë më parë si dhe mungesën e vizionit që tradicionalisht po përcjellë cdo buxhet nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr me kryeqytetin.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha tha që që nga shpallja e pavarësisë, por edhe më herët, kemi pasur një buxhet të Prishtinës të dizajnuar për komunën por jo për qytetarët.
“Buxheti i Prishtinës tradicionalisht nuk përbushë nevojat e qytetarëve, të famlijeve, prindërve, fëmijëve, dhe gjyshërve tanë. Si pasojë, kemi një Prishtinë të paorganizuar dhe jo funksionale që në vend se të na lehtësoj, ajo na ka rënduar jetën e secilit prej nesh.”
Sipas Partisë Demokratike në Prishtinë, buxheti i komunës së Prishtinës nuk ka paraparë asnjë vijë buxhetore për përballjen me Covid-19.
“Ndërmarrësit e Prishtinës edhe njëherë do të jenë të vetëm në ballafaqim me krizën, pasiqë asnjë linjë buxhetore nuk është ndarë për ta. Përkundrazi, kemi zvogëlim të buxhetit për zhvillim ekonomik nga 500 mijë në 100 mijë euro” tha Eliza Hoxha.
Sa i përket realizimit të buxhetit ndër vite, Leutrim Retkoceri, asambleist i PDK në Prishtinë tha që Prishtina që nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore apo suficititi.
Për shkak të planifikimeve të dobëta nga të gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e poashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë Euro i humbin Prishtinës në suficit çdo vit./arbresh.info/
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata