Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.10) vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 272 gjoba, të cilat nëntë janë për mospasje të lejes së vozitjes, 89 për tejkalim shpejtësie, 8 për mosregjistrimi të automjetit apo defekte teknike”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se po ashtu janë gjobitur 12 motoçiklistë, 74 vozitës për parkim jo të rregullt dhe 50 automjete janë ngritur nga automjeti ‘Karoteci’.
Nga policia sqarojnë se gjatë ditës së djeshme janë dënuar edhe 46 persona për mosmbajtje të maskës. Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024