Marrëveshja përfundimtare politike në mes Kosovës dhe Serbisë, po bllokon edhe proceset e tjera.
Ujdia e nënshkruan me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nga Serbia dhe Kosova, po vlerësohet si vështirë e realizueshme.
Në një intervistë për arbresh.info, profesori i Ekonomisë, Alban Zogaj ka thënë se duke e ditur se edhe më parë nuk janë realizuar marrëveshjet e ngjashme edhe në këtë rast zbatimi i tyre mbetet enigmë.
“Unë konsideroj se kjo marrëveshje do të ketë efektet e saj në ekonomi. Është ndërtimi i rrugës që lidh Kosovën më Serbin pastaj është projekti i hekurudhës. Kosova dhe Serbia të dyja kanë hy në marrëdhënie më një institucion të madh ndërkombëtare siç është ai për financimin e projektit në Kosovë. Pastaj në atë marrëveshje është pika që përmend zonën e Mini-shengenit që lidhet më ekonomin dhe lëvizjen e njerëzve pastaj është studimi i fizibiltetit për Liqenin e Ujmanit që lidhet më ekonomin e Kosovës.
A mundet të ketë normalizim të marrëdhënieve pa një normalizim të gjerë politik?
“Mendimi im personal është që është e vështir të kemi normalizim të marrëdhënieve ekonomike pa një marrëveshje politik. Pasi edhe më herët janë nënshkrua më 10 marrëveshje por e dimë që shumë prej tyre nuk janë zbatua.Prandaj e kom drojën se edhe tash mund të kemi mos zbatim të marrëveshjeve. Më e mira do të ishte të arrihet një marrëveshje e përgjithshme, siç është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai.
E, mos arritja e një marrëveshje përfundimtare tash e sa vjet mes Kosovë e Serbisë, ka bërë që nga Kosova të largohen edhe investitorët e huaj, thotë Zogaj.
“Mos arritja e marrëveshjes politike ka bërë që investitorët e huaj të jenë skeptik për të ardhur e për të investua në Kosovë. Sa më shumë probleme politike të ketë një vend aq më shumë do të këtë rrezikshmëri për të thith investime të huaj. Kjo ka ndodh edhe më Kosovën në 10 vitet e fundit. Investimet e jashtme në Kosovë nuk po ndodhin”, ka thënë Zogaj për arbresh.info.
Kjo është intervista e plotë:
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit