Arsyet se pse Zvicra largoi Kosovën nga lista me rrezik në raport me politikat e shtetit gjerman, janë esenciale dhe ka dallueshmëri në kritere.
Mes Zvicrës dhe Gjermanisë ka një dallim. Si vende me rrezikshmëri të lartë në Zvicër, konsiderohen secili vend që ka një nivel infektimi prej 60 personave e më lartë në 100 mijë banorë, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër Gjermania në politikat e Covid-19, konsideron se vendet me rrezikshmëri të lartë, janë ato vende nga 50 persona të infektuar e më lartë në 100 mijë banorë.
Andaj, sipas autoriteteve gjermane, Kosova ende nuk e ka numrin e duhur për të hequr nga lista dhe se ende konsiderohet si vend me rrezik të lartë, pasi që në Kosovë thuhet se numri mesatar në 100 mijë banorë është ende 52 persona.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...