Dy brigjet e detit Adriatik janë përfshirë nga erëra të forta natën e kaluar. Kjo ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Katër tragetet e linjës, respektivisht dy nga Durrësi dhe dy nga Bari kanë mundur të nisin lundrimin vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.00 dhe aktualisht janë në lundrim. Tragetet parashikohet të mbërrijnë në portet e destinacionit pak pas mesditës së sotme.
Kapiteneria e portit të Durrësit njofton se forca e detit në Gjirin e Durrësit arrin në 5 ballë, në det të hapur forca rritet në 6-7 ballë, ndërsa era fryn në drejtimin jug-juglindje. Kjo situatë detare ka pezulluar lundrimet e anijeve të peshkimit dhe anijeve të tjera të vogla, deri në përmirësimin e motit.
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA