Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka lartësuar Cristiano Ronaldon për mënyrën sesi e ka nisur sezonin dhe shpreson se ai do ta vazhdojë formën e mirë.
Ronaldo i shënoi tri gola dhe e dhuroi një asist në dy ndeshjet e para të Juves në sezonin e ri 2020/21, duke i ndihmuar t’i grumbullojë katër pikë, transmeton Gazeta Express.
Para ndeshjes kundër Napolit të dielën, trajneri Pirlo e veçoi yllin portugez, për të cilin shpreson se do të shënojë edhe shumë gola të tjera.
“Ronaldo punon shumë zellshëm. Ai është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që kthehet në shtëpi”, tha Pirlo.
“Ai sjell entuziazëm dhe këtë mund ta vëresh në fushë. Ai e nisi sezonin shumë mirë dhe shpresoj se do të vazhdojë njëjtë deri në fund të sezonit. Shpresoj se ai do ta shënojë një apo dy gola çdo ndeshje”, shtoi ai.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...