Azerbajxhani ka publikuar disa pamje të reja ajrore, të cilat pretendohet se tregojnë sulmin bombardues ndaj ushtarëve armenë. Sipas mediave të huaja, një video e shpërndarë nga ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të tregojë personelin ushtarak armen duke u bombarduar ndërsa përshkallëzohet konflikti midis dy kombeve.
Pamjet ajrore – të regjistruara me gjasë nga një armë zjarri ose nga një dron – duket se tregojnë avionët azerbajxhanas që synojnë ushtarët dhe pajisjet ushtarake armene.
Të shpërndara të premten me titullin ‘Një tjetër video regjistrim i humbjeve të mëdha të armikut në personelin ushtarak dhe pajisjet luftarake’, videoja është e fundit në një seri në të cilën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të demonstrojë sulmet e saj. Konflikti midis dy kombeve u intensifikua edhe dje mes raporteve nga Armenia se një aeroplan luftarak i Azerbajxhanit ishte rrëzuar së bashku me dy dronë.
Luftimet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për Nago-Karabakun, një provincë etnike armene që u shkëput nga Azerbajxhani në vitin 1988, hyri sot në ditën e shtatë. Gati 200 njerëz u konfirmuan të vrarë këtë javë deri më tani, duke përfshirë më shumë se 30 civilë, në përplasjet më të këqija midis dy kombeve që nga vitet 1990./tch/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...