Google ADS

Familja Hyseni nga Mamurrasi: 9 muaj në çadër, për shtëpinë na thonë prisni e nuk vijnë

00:49 | 4 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga imami Elvis Naçi ishte sot në Thumanë.

Aty, kreu i qeverisë ka përuruar nisjen e punimeve për banesat. E ndërsa puna në Thumanë, të paktën vetëm në dukje, mund të jetë vënë në vijë, banorë të zonave të tjera të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ende presin që shteti të kujtohet për ta.

Kur po bëhet gati një vit nga tërmeti që i mori gjithçka kishin, familja Hyseni në Mamurras jeton në varfëri ekstreme. Nën e bir, të dy me probleme të shëndetit mendor, jetojnë në një çadër, pa asnjë ndihmesë.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në kushte tepër të këqija. 67-vjeçarja thotë se shteti nuk i ka dhënë asnjë mbështetje financiare e as nuk ka ardhur për të parë shtëpinë e tyre. E moshuara druhet se si do të shkojë fati i saj me afrimin e dimrit./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme