Edhe 1 mijë e 341 raste aktive me koronavirus në Kosovë

23:13 | 3 Tetor 2020
A Z

Numri i rasteve të reja me koronavirus që një kohë në Kosovë është dukshëm në rënie.

Bashkë me rënien e numrit të rasteve të reja, është vërejtur edhe ulje e vdekshmërisë së pacientëve të infektuar.

Gjerë më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 15 mijë e 758 raste me COVID-19, nga 69 mijë e 652 persona të testuar.

Numri i viktimave në vendin tonë ka arritur ndërkaq në 630.

Rënie ka edhe në numrin e rasteve aktive, pasi që ditëve të fundit është shënuar numër më i lartë i pacientëve të shëruar.

Numri total i rasteve aktive aktualisht është 1 mijë e 341.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme