Google ADS

LSDM: Humbësi Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se të gjithë do të japin përgjegjësi

23:00 | 3 Tetor 2020
A. B.

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “humbësi Mickoski dhe oBRM-PDUKM duhet ta din se të gjithë do të japin përgjegjësi, drejtësia është këtu”.

“Hristijan Mickoski dhe mbështetësit e paktë të tij dëshmuan se qëndrojnë fuqishëm në anën e padrejtësisë dhe në anën e krimit të regjimit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Mickoski sot në mënyrë të të turpshme i paraqiti si heronj dhunuesit e 27 prillit që u tentuan të vrasin deputetë, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend dhe se Mickoski nuk mund të realizojë detyrën që i është dhënë nga Budapesti e që sipas LSDM-së, është shpëtimi i kriminelëve nga radhët e tyre.

“Në mënyrë të dëshpëruar Mickoski kërcënon gjyqësinë dhe prokurorinë me destruktivitet. Nuk duhet të na çudit se pse ndodhet atje ku është, i dënuar nga qytetarët. I vetmuar i izoluar në opozitë, duke pritur urdhra nga Budapesti”, thonë nga LSDM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme