Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut, kur kjo e fundit tha se heshtja e ndërkombëtarëve për Daçiqin dhe Vulinin është shurdhuese.
Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në tëitter, e ka komentuar letrën e ministres së Jashtme Haradinaj Stublla, drejtuar ambasadorëve të Kuintit, lidhur me kërcënimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe komunikatës të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ku iu referohet shqiptarëve si “shiptarima”.
Ajo në fund tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese karshi këtyre deklaratave.
E pikërisht në këtë cicërimë në tëitter, Gjuriq i ka thënë Çitakut se Tribunali Special do t’i zbardhë krimet kundër serbëve.
“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq.
https://twitter.com/vloracitaku/status/1312433653960577027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1312487810784399361%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmarko-gjuriq-i-reagon-vlora-citakut-tribunali-special-do-ti-zbardhe-krimet-kunder-serbeve-ge%2F
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...