Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dënuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, lidhur me varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.
Pacolli, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se deklaratat e Daçiq janë skandaloze dhe të papranueshme për kërcënimet ndaj serbëve, të cilët zbulojnë vendet e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët nga ushtria serbe.
“Daçiç dhe Serbia duhet të përballen me përgjegjësi dhe drejtësinë për krimet më të tmerrshme të kryera kundër shqiptarëve, më të rendat që prej Luftës së Dytë Botërorë në Evropë. Më shumë se 13 mijë të vrarë, më shumë se 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara, më shumë se 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u shkatërrua dhe të plaçkitura dhe shumë fëmijë mbetën jetim nga kriminelët serb”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164057401165153
Ai ka potencuar se mbështetja e Daçiqit dhe njerëzve si Drecun për politikën gjenocidale të Beogradit, duhet të jetë një rikujtim për atë se çka përfaqëson diplomacia serbe.
I pari i AKR-së ka thënë se është koha që të kemi veprime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë, dhe mbështetësve të gjenocidit, që e udhëheqin qeverinë serbe sot.
“Është momenti i fundit për drejtësi për viktimat në Kosovë dhe për t’u dhënë fund atyre që kanë gjak në duar dhe ecin të lirë sot në Serbi”, ka përfunduar Pacolli.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar në një intervistë televizive serbe, se nuk ka çka t’u bëjë serbëve që po i tregojnë ku janë të varrosuar shqiptarët gjatë luftës.
“Çfarë të bëjmë ne me serbët që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj-lloj budallallëqesh të ndryshme duke ju treguar se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ishte deklarata e Daçiq për TV Happy.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...