Google ADS

Po manovronte traktorin në oborr, babi shtyp pa dashje djalin 5 vjeç

18:08 | 3 Tetor 2020
A. B.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku një shtetas duke manovruar traktorin ka dëmtuar pa dashje të birin e tij, vetëm rreth 5 vjeç.

Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme