Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh, në lagjen nr 17 të Bashkisë Durrës, të dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e batalionit të xhenios.
Procesi, thotë Ministria, ka filluar që në muajin Korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kësaj të shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të Xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...