Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është kompletuar.
Shorti ka hedhur në Grupin G skuadra si Juventusi dhe Barcelona, cka do të thotë se pas disa vitesh, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen sërish.
Juve i dha fund përballjeve Ronaldo – Messi, kur ia mori Real Madridit Ronaldon në vitin 2018.
Kështu, për herë të parë pas asaj kohe, tani do të përballen në Champions League.
Messi dhe Ronaldo do të përballen dy herë në fazën e grupeve, njëherë në Camp Nou dhe njëherë në Allianz Arena.
Takimi i parë mes tyre do të jetë në Allianz këtë muaj, me 28 tetor, para sfidës së kthimit në Camp Nou në dhjetor.
Deri sot, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përballur në 35 ndeshje në të gjitha garat, me klub dhe kombëtare.
Argjentinasi ka dal triumfues më shumë, 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë – 9 herë janë ndarë baras.
Leo ka shënuar më shumë gola në këto 35 përballje, gjithsej 22 gola, kurse CR7 19 gola.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...