Diagnostikohet me koronavirus senatori i tretë republikan, Ron Johnson

16:45 | 3 Tetor 2020
A. B.

Ron Johnson është bërë senatori i tretë republikan që është diagnostikuar me koronavirus ditëve të fundit.

Ndryshe nga dy senatorët tjerë që dolën pozitivë në testin për koronavirus – Mike Lee dhe Thom Tillis – senatori Johnson nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar për nominimin e Amy Coney Barrettit për gjykatëse të Gjykatës Supreme.

“Ky test u kthye pozitiv. Senatori Johnson ndihet i shëndetshëm dhe nuk është duke përjetuar simptoma. Ai do të mbetet i izoluar derisa ta marrë lajmin për shërim nga mjeku i tij”, tha zëdhënësi Ben Voelkel përmes një deklarate.

Nëse senatorët Johnson, Tillis dhe Lee nuk kanë mundësi të votojnë për konfirmimin e zonjës Barret si gjykatëse e Gjykatës Supreme, mund të ndodhë që votimi të bëhet pas zgjedhjeve, por këtë skenarë po mundohen ta shmangin republikanët.

Dy senatorë tjerë republikanë – Rand Paul dhe Bill Cassidy – dolën pozitivë në testin për koronavirus më herët gjatë këtij viti, por ata tashmë janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme