Mustafa: Besoj se Gjermania do ta përkrah Kosovën për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe për tu integruar në BE

16:10 | 3 Tetor 2020
A Z

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar qytetarët dhe shtetin gjerman për 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, ku beson se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE.

“Zhvillimi ekonomik dhe roli i prijës i Gjermanisë dëshmoi sinergjinë e pashterrur të popullit të ndarë me dhunë, i cili asnjëherë nuk u pajtua me murin ndarës”.

“Gjermania ishte prijëse e rrënimit edhe të mureve tjera ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian, të bashkimit dhe integrimit të tyre në një treg unik dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave”.

“Gjermania ndihmoi dhe përkrahu Kosovën në periudhat më të vështira dhe veçmas në shtetndërtimin tonë demokratik. Besoj fort se Kosova do të përkrahet nga Gjermania për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit dhe në përpjekjet e saj për tu integruar në BE”.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3306648379401376

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme