Schieb: Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive, publikisht e prapa dyerve të mbyllura

14:30 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë.

Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

“Tashmë kemi një format të dialogut Beograd Prishtinë që ndërmjetësohet nga emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, dhe Gjermania është pjesë e BE’së dhe mbështet një format të tillë dhe çdo gjë që ekipa e Lajçak ndërmerr”, ka shtuar diplomati gjerman.

Schieb ka thënë se Gjermania mbështet procesin dhe thotë se për një gjë të tillë do ta shfrytëzojnë edhe presidencën gjermane.

I pyetur se në çfarë aspekti do ta shfrytëzojnë presidencën, Schieb ka shpjeguar se “ gjermania inkurajon të dy palët që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive në dialog”.

Ambasadori gjerman ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, meqë i gjithë zhvillimi i rajonit varet nga një çështje e tillë.

“Do të jetë një hap i madh përpara drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë”, ka thënë tutje Schieb./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme