Google ADS

Ali Ahmeti për hapjen e kufijve me Kosovën: Është çështje e ISHP-së

14:36 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka ndonjë përçarja mes koalicionit LSDM-BDI sa i përket hapjen e kufijve me Kosovën mohoi të ketë probleme brenda qeverisë.

“Është çështje e ekspertëve, e Institutit për Shëndet Publik dhe institutit e dy vendeve tona duhet të bëjnë vlerësim sepse është përgjegjësia e shtetit që gjërat t’i vendos sipas vlerësimeve shkencore dhe të ekspertëve”, tha Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti inkurajoi ISHP-në që të ndërmerr epilog për shkak se, sipas Ahmetit, lëvizja e qytetarëve është në dobi të dy vendeve.

“Varet se çfarë vlerësime do të bëjnë ekspertet nga dy vendet”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme