Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se vendi i tij ka dëgjuar shumë deklarata deri më tani dhe nuk është në gjendje më të presë për zgjidhjen e problemit të Malësisë së Karabakut, duke shtuar se ky problem duhet zgjidhur menjëherë tani, transmeton Anadolu Agency (AA)
Aliyev vlerësoi operacionin e nisur nga ushtria azerbajxhanase për të çliruar territorin e pushtuar në kanalin Al Jazeera.
Aliyev vuri në dukje se arsyeja kryesore pse problemi i Malësisë së Karabakut nuk është zgjidhur është se Armenia nuk ka qenë në favor të paqes dhe kujtoi se katër rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që pushtimi të përfundonte pa kushte janë injoruar nga qeveria e Jerevanit.
Aliyev deklaroi se Grupi Minskut i OSBE-së, i cili zhvillon procesin e zgjidhjes, nuk ka arritur ndonjë rezultat për 28 vjet.
“Ne nuk jemi në gjendje të dëgjojmë deklarata të tilla si ‘ndaloni, ne do të punojmë, negociojmë, ndihmojmë’. Ne i kemi dëgjuar ato pa pushim. Nuk kemi kohë të presim edhe 30 vjet. Problemi duhet të zgjidhet tani”, deklaroi presidenti i Azerbajxhanit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...