Trajneri legjendar i Arsenalit, Aresene Wenger, i cili ishte një ikonë në këtë klub pas qëndrimit në krye skuadrës për 22 vite, ka zbuluar se ka pasur një ofertë nga Manchester United, por nuk tregoi detaje, teksa ka shtuar se ka refuzuar në mënyrë të përsëritur disa herë PSG-në.
Wenger ka qenë me Arsenalin që nga viti 1996, dhe u largua nga ‘Emirates Stadium’ pas presionit të tifozëve shkaku i rezultateve të dobëta në vitet e fundit.
Francezi nuk zbuloi se kur e mori ofertën e Manchester United, por besohet të ketë ndodhur pasi Sir Alex Ferguson të jetë pensionuar.
“Mund t’ju them se kisha një ofertë për stolin e Manchester United, por nuk do ta zbulojë kurrë. Ferguson dhe unë kemi pasur disa beteja të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Wegner, përcjell lajmi.net.
Wenger aktualisht punon në Federatën Botërore të Futbollit si shef i departamentit të zhvillimit global, dhe pas largimit nga Arsenal, u kërkua nga PSG.
“Kam pasur oferta për stolin e PSG disa herë, por i kam refuzuar”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...