Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.
Nën Sekretari ndodhet në Shqipëri për të nënshkruar memorandumin e financimit të SHBA për hidrocentralin e Skavicës.
Rama i shprehu falënderimet zyrtarit amerikan, ndërsa e cilësoi si projekt të rëndësishëm. Po ashtu Rama shprehu publikisht urimin e tij për shërimin sa më të Donald Trump, i cili është infektuar me Covid-19.
“I jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë Shqipërisë që në ditën e parë të daljes nga errësira e komunizmimit në rrugën e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar një shtet demokratik. I jemi mirënjohës SHBA edhe për kontributin e tyre në rajonin tonë. falë tyre sot jemi në një realitet të ndryshëm nga ai i jo shumë viteve më parë. sot flasim për bashkëpunim dhe paq, të gjithë rreth një tryeze, ndërkohë që deri dje dëgjoheshin vetëm bombat, krismat dhe klithmat e vuajtjeve.
Unë dua ta falënderoj nënsekretarin për ardhjen e tij këtu për të kurorëzuar një proces falë përfshirjes së ambasadores duke nënshkruar një marrëveshje që konkretizon atyre që janë pikat kyçe të dokumentit të partneritet strategjik. Unë dëshiroj që publikisht ti përcjell presidentit Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë dhe të shpreh falënderimin për të dhe administratën e tij për vëmendjen. Padyshim një ndër marrëveshjet është ai me Serbinë dhe Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.
Memorandumi që nënshkruajmë sot për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri. Ndërtimi i HEC të Skavicës që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.
Memorandumi do të nxisë bizneset që të vazhdojnë në këtë proces që qeveria amerikane hedh hapin e parë duke u angazhuar vetë, duke mbështetur me teknologjinë dhe financimin që do të punojmë bashkërisht, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe njëherë në letrën e Donald Trump për rrjetin 5G.
“Dua ti rikthehem letrës që mora nga Presidenti Trump e dua të rikonfirmoj që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të dialogut por si një rol proaktiv për rrugët e patra të teknologjisë 5G. Rrugët e pastra janë rrugët e pastra për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë.
Në asnjë mënyrë s’mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë.
Në këtë aspekt ne jemi absolutisht të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnikë dhe më të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë miqtë tanë por shohin tek ne atë që ne shohim tek ata partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira”, tha ai.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën