Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Gjermaninë për 30 vjetorin e bashkimit.
Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se me aktin e thyerjes së murit të Berlinit, u thyen edhe barrierat ideologjike dhe i dhanë Gjermanisë kahje perëndimore.
Hoti tutje ka thënë se Gjermania është një ndër partnerët e pazëvendësueshëm të Kosovës, ndërsa shton se i janë jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 30 vjetë nga rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.
Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme.
Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, të cilës i jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.
Herzlichen Glückwunsch zum Tag der Deutschen Einheit. ?? ??/arbresh.info
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3704368049624522
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...