Veseli uron shtetin gjerman: Ribashkimi i Gjermanisë përbën një nga ngjarjet historike më të mëdha të shekullit

11:28 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Ish-kryeparlamentari dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë përbën një nga ngjarjet historike më të mëdha të shekullit, me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën dhe më gjerë, shkruan arbresh.info.

Veseli përmes një shkrimi në facebook ka uruar shtetin gjerman duke thënë se Gjermania i është gjendur pranë Kosovës në kohët më të vështira dhe vazhdon ta ndihmojë.

Postimi i plotë i Veselit:

Veseli ka shprehur urimet më të mira për shtetin gjerman, duke e falënderuar që ka qëndruar pranë Kosovës në kohë të vështira.

Ky është postimi i Veselit:

Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë, një vit pas rënies së murit të Berlinit, përbën një nga ngjarjet historike më të mëdha të shekullit që kaloi, me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën dhe më gjerë.

Ajo ditë nuk simbolizon vetëm ri-integrimin e kombit gjerman por edhe mposhtjen e komunizmit, dhënien fund të “Murit të Hekurt” që ndau Evropën për gjysmë shekulli si dhe ngadhënjimin e lirisë dhe demokracisë përkundrejt tiranisë.

Në këtë jubile, shpreh urimet më të mira për këtë shtet mik, që na është gjendur pranë në kohët më të vështira e vazhdon të na ndihmoj në sfidat tona dhe që për më tepër, është bërë atdhe i dytë për qindra mijëra bashkatdhetarë tanë./arbresh.info

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1718144478360751

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme