Gazetarja ruse, Irina Slavina ishte e afërt me opozitën ruse dhe punonte si kryeredaktore e një portali lajmesh, Kosa Press.
Ky portal publikonte online reportazhe investigative dhe raportonte për kritikët e Vladimir Putinit. Slavina ndërroi jetë të premten, pasi u vetëdogj para drejtorisë së policisë në qytetin e saj, Nishni Novgorod, një qytet industrial, afër 400 kilometra në lindje të Moskës. Më parë Slavina kishte shkruar në Facebook. “Bëni Federatën Ruse përgjegjëse për vdekjen time.”
Në mediat sociale u publikua një video, ku shihet, se si ajo ulur në një bankë i vë flakën vetes. Hetuesit më vonë konfirmuan vdekjen e saj.
Policia kontrolloi apartamentin e Slavinas
Gazetarja kishte shkruar të enjten në mediat sociale se policia dhe përfaqësues nga autoritetet kishin bastisur apartamentin e saj duke kërkuar të dhëna për lidhje të mundshme të saj me lëvizjen opozitare, Open Russia, e themeluar në ekzil nga kritiku i Kremlinit, Mihail Kodorkovski dhe që nën dyshimin për organizime protestash është shpallur e padëshiruar. Policia konfiskoi kompjuterin e saj dhe celularët edhe të bashkëshortit dhe vajzës së saj, shkroi më parë Slavina.
Reagimet nga opozita janë të tronditura. Kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny shkroi se vdekja e Slavinas është e “tmerrshme”. Akuzat kundër saj janë të fabrikuara, tha Navalny. “Ata e kanë çuar atë në vetëvrasje.”/DW
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...