Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje shkollave në Maqedoni dhe nxënësve që t’i respektojnë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe vendimin qeveritar për mbajtjen e mësimit.
“Rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që kanë të bëjnë me fillimin e procesit arsimor për këtë vit shkollor bazohen te gjendja epidemiologjike dhe vlerësimeve për përkeqësim të mundshëm të gjendjes me fillimin e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e MSH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrisë, paralajmërimet për bojkotim të mësimit dhe mosrespektim të protokolleve rëndësojnë procesin me menaxhimin me coronavirusin.
“Të gjitha vendimet që i miraton komisioni janë në interes të mbrojtje së shëndetit të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve. Respektimi i masave dhe protokolleve në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe arsimit, mund të kontribuojë që epidemia të stabilizohet. Gjendja stabile epidemiologjike d të mundësojë që të rritet numri i fëmijëve që do të ndjekin mësimin me prani fizike”, thonë nga MSH.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen