Është pajisje që duhet të jetë në shërbim të pacientëve, por mamografi mobil i cili kishte një mision humanitar është “zhdukur”.
Në Radiologji, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thonë se e kanë në garazh diku.
Ndonëse ishte destinuar për të zbuluar kancerin e gjirit tek grat në tërë Kosovën, mamografi mobil tash e një periudhë nuk është në lëvizje.
Arbresh.info, ka kërkuar një përgjigje se ku ndodhet ky mamograf për të realizuar storie në lidhje me gjendjen në të cilën gjendet, meqë jemi në muajin e ndërgjegjësimit për identifikim të hershëm të kancerit të gjirit.
“Është diku në garazhet e QKUK-së, dhe pritet këtë muaj me fillu shërbimet falas”.
Kështu ka thënë Bujar Gjikolli, Drejtor i Radiologjisë, duke mos na qartësuar saktësisht se ku ndodhet mamografi.
Gjikolli kërkoi të kontaktojmë më përgjegjësen, Shkëndije Nuza. Ajo ishte e gatshme të na lejojë, por…
“Merreni lejen tek zëdhënësi Shpend Fazliu, dhe ejani pa problem”, i tha Nuza portalit arbresh.info.
Por, Shpend Fazliu kërkon që të marrë direktivën prej Gjikollit.
“Pa thanë drejtori nuk mundem me ta dhënë lejen”, është shprehur Fazliu.
Më pas Gjikolli nuk lajmërohet në telefon, dhe rrjedhimisht njoftohet edhe Fazliu.
“Flas unë me atë (Gjikollin) dhe ju njoftoj”, është shprehur Fazliu pa kontaktuar më tutje portalin.
Pavarësisht se ekipi i arbresh.info nga e marta, insistoi që të merrte pamje të këtij mamografi mobil, një gjë e tillë nuk u arrit, deri kur erdhi një telefonatë nga Gjikollit të premten rreth orës 15:00.
“Të hënën mund të vini për të xhiruar mamografin”, ishte përgjigja e Gjikollit, të cilës do t’i përgjigjet arbresh.info, nëse do të jenë të gatshëm ta përmbyllin, pa e zvarritur edhe më tutje.
Gjikolli: Prishtina e Gjilani e kanë kthyer para pandemisë
Ndonëse nga fillimi i punës kishte pasur telashe me të, ai tani është funksional mirëpo jo aktiv.
Kështu ka thënë drejtori i Radiologjisë, Bujar Gjikolli, në një intervistë dhënë për arbresh.info
“Klinika e Radiologjisë i ka dy mamografë të cilët janë funksionalë, njëri është statik tjetri është mobil. Statiku është vazhdimisht në përdorim, nuk është ndërpre përdorimi i tij, ndërsa ky që është mobil është në dispozicion të institucioneve që janë të interesuara të bëjnë kampanjë, kemi vepruar kështu nga viti i kaluar”, ka thënë Gjikolli.
Ai kë thënë se synimi i këtij mamografi është që të vetëdijesohet popullata gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.
“Synimi i saj është që të vetëdijesohet popullata, jo vetëm në tetor po gjatë gjithë vitit dhe ne këto shërbime i ofrojmë vazhdimisht”, u shpreh Gjikolli.
Ani pse në gjendje të rregullt, por që nga fillimi i pandemisë ky mamograf nuk është aktiv.
“Mamografi mobil është funksional po nuk është aktiv momentalisht, që nga fillimi i pandemisë edhe që nga viti i kalum kur e ka pasë Prishtina dhe Gjilani, na e kemi dhënë dhe është kthyer para vitit të ri, mirëpo vazhdon të jetë jo aktiv, përndryshe është në gjendje të rregullt”.
E, numri i grave të ekzaminuara me këtë mamograf ka arritur deri në 9000 mijë raste.
“Gratë e ekzaminuara me mamograf mobil numri është mes 8000-9000”, tha Gjikolli.
E kur flitet për kohën e pandemisë, gratë që kanë qenë të prekura nga kanceri në gji, po ashtu janë rrezikuar edhe nga infektimi me Covid-19.
Mirëpo drejtori i Radiologjisë, thotë se nuk ka pasë asnjë rast.
“Nuk e dimë nëse ka pas ndonjë rast me Covid-19 dhe me kancer në të njëjtën kohë”, u shpreh Gjikolli.
Rrjeti i Grave: Nuk e dimë a është funksional
Por për këtë mamograf shumë pak janë të informuara në Rrjetin e Grupit të Grave, të cilat thonë se nuk kanë idenë nëse një mamograf i tillë ekziston ende.
“Jo nuk jemi në dijeni, e dimë që bëhet në muajin tetor, mirëpo se a është funksional nuk e dimë”, thonë nga Rrjeti i Grupit të Grave.
OSBE: Kemi bërë vetëm fushatën e informimit
Të njëjtën e thotë edhe Edita Buçaj nga OSBE, ajo për arbresh.info thotë se janë marrë vetëm me fushatën e informimit sa i përket këtij mamografi.
“Ajo nuk ka qenë iniciativë e jona ndërsa ne e kemi bërë vetëm fushatën e informimit, ndryshe nuk kemi qenë të përfshirë”, tha Buçaj.
Kujtojmë se Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë të kryejnë kontrollet e gjirit.
Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.
Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin./arbresh.info/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...