Vizitën që planifikoi ta bënte u detyrua ta ndërpresë pa mbërritur.
Kosovari Muhamet Statovci u nis për ta vizituar vëllanë e tij në Zvicër, por për të shkuar atje përdori rrugët transite të Austrisë. Atje u ndalua nga policia austriake e cila i tha se nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës.
Statovci, që u detyrua të kthehet prapa dhe u gjobit me 300 euro, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Policia austriake më ndaloi në kufi. Ashtu siç më kërkuan, i dorëzova pasaportat. Më thanë se gjithçka është në rregull, por ‘ne nuk i njohim patentë shoferët e Kosovës’. I pyeta për arsyen, por më thanë se nuk i kanë njohur patentë shoferët e Kosovës deri më sot. Unë i tregova se kam udhëtuar disa herë në Evropë dhe nuk më ka ndodhur një gjë e tillë”.
“Më thanë se duhet të kthehem menjëherë në Kosovë dhe më gjobitën edhe me 300 euro. U detyrova t’i paguaj 300 euro menjëherë aty dhe të kthehem prapa. Më thanë se nëse nuk e paguaj gjobën, atëherë gjykata austriake nesër merr masa të tjera”.
Por, a do të ankohet ai tek institucionet kosovare për këtë që i ndodhi?
“Kam arritur sot herët në mëngjes. Nesër dua të kontaktoj me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të marr vesh se pse Austria nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës. Nuk kam pasë asnjëherë probleme kur kam udhëtuar në Gjermani, Zvicër dhe Francë”.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor