Organizata “Freedom House” thotë se pandemia COVID-19 ka thelluar krizën për demokraci në të gjithë botën, duke u kthyer në një justifikim për qeveritë për të manipuluar zgjedhjet, për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe medias dhe sabotuar përgjegjësinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe shëndetin publik, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Këto përfundime janë pasqyruar në një raport të organizatës “Freedom House”, të quajtur “Demokracia nën Izolim”, i hartuar në partneritet me firmën e sondazheve GQR. “Që kur filloi shpërthimi i koronavirusit, gjendja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përkeqësuar në 80 vende, me përkeqësim veçanërisht të mprehtë në demokracitë e brishta dhe shtetet me masa të ashpra shtypëse, sipas ekspertëve të anketuar për këtë projekt”, thuhet në raport. Më shumë se 60 përqind e të anketuarve parashikojnë se ndikimi i pandemisë tek të drejtat politike dhe liritë civile në vendet që ata analizojnë do të ishte kryesisht negativ për tre deri në pesë vitet e ardhshme.
Vëzhgimet e ekspertëve për Shqipërinë në bazë të anketës Ekspertët që plotësuan pyetësorin për Shqipërinë, që ashtu si të gjithë të anketuarit nuk identifikohen në raport për arsye sigurie dhe që të flisnin sa më hapur, përmendin ndër sfidat më të mëdha përsa i takon demokracisë në Shqipëri, anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me dekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta.
“Roli i gjyqësorit, ishte pothuajse inekzsitent pavarësisht nga rritja e prirjeve autoritare nga krahu ekzekutiv në procesin e vendim-marrjes lidhur me koronavirusin, por edhe aspekte të tjera, për të mos përmendur legjislativin që është shkrirë në një me ekzekutivin”, thotë një prej të anketuarve. Po ashtu thuhet se policisë iu dhanë më shumë kompetenca dhe një nga ekspertët e përshkruan funksionimin e saj si “me grusht të hekurt”, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha. Sipas të anketuarve, sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar.
Një prej tyre thotë se krahu ekzekutiv që ishte edhe më parw dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Po ashtu përmendet paketa antishpifje që megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar. Një nga të anketuarit vë në dukje se të gjitha “grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin” dhe se kishte disa raste kur njerëzit ishin hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë”.
Probleme të tjera të përmendura ishin “përkeqësimi i qasjes tek informacioni dhe transparencës qeveritare”; mosmbështetja e grupeve më të dobëta dhe refugjatëve sirianë, si edhe shtimi i dhunës familjare. Një tjetër vëzhgim është se “ne nuk besojmë në drejtësi, në sistemin shtetëror, kështu që bëhemi indiferentë dhe nuk e ngremë zërin”.
Sfidat më të mëdha përsa i takon Shqipërisë, anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me dekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin
2- Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta. “Roli i gjyqësorit, ishte pothuajse inekzsitent
3 -Probleme ishin përkeqësimi i qasjes tek informacioni dhe transparencës qeveritare, mosmbështetja e grupeve më të dobëta dhe refugjatëve sirianë si edhe shtimi i dhunës familjare, mosbesimi në drejtësi, në sistemin shtetëror
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...