Pacolli: Të gjithë në Kosovë lutemi për shëndetin e presidentit Trump

08:29 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump është diagnostikuar me Covid-19.

E ndër të parët për t’i uruar shërim të shpejtë është ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan portali arbresh.info.

Ai tha se të gjithë në Kosovë po luten për shëndetin e tij dhe që t’i kthehet punës sa më parë.

“Këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Donald Trump ishte infektuar me SARS-CoV-2. Ai thuhet se ka simptoma të lehta COVID-19, Të gjithë ne këtu në Kosovë lutemi për shëndetin e Presidentit dhe urojmë që të kthehet në aktivitetet e tij normale, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Pacolli.

Presidenti Trump është dërguar në spital pas infektimit si masë paraprake./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme