Google ADS

Maqedoni, 307 pacientë janë shtruar në spitale, tre janë në respirator

23:45 | 2 Tetor 2020
A. B.

Në 24 orët e kaluara, 2 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 77 pacientë u shtruan në spital. Ka 43 pacientë me mbështetje të oksigjenit.

Dy fëmijë dhe dy nëna pozitive për covid-19, 3 fëmijë dhe 3 nëna të dyshuara për virusin u shtruan në spital në Kozle.

Pesë pacientë u pranuan në spitalin “8 Shtatori”, dhe gjithsej 33 pacientë u shtruan në spital. Tre pacientë janë në respirator.

18 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, ndërsa 49 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë, u shtruan 187 pacientë, pozitiv dhe dyshues për Covid-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme